Aplikacion
Spurs mposhti në transfertë me shifrat 1-2 Crystal Palace dhe mbeten në krye të kampionatit.
Të udhëhequr nga Heung-Min Son, Tottenham duket shumë i frymëzuar në këtë sezon me koreano-jugorin që ka bërë të harrohet Harry Kane.
Pas sfidës me Crystal Palace, trajneri Ange Postecoglou nuk i “kurseu” lëvdatat për Son, madje duke e krahasur me Cristiano Ronaldo.
Kjo për shkak se këtë sezon, 31-vjeçari ka marrë detyra edhe në rolin e qendërsulmuesit duke mos qëndruar si gjithnjë vetëm në krah, por duke u spostuar edhe në qendër.
“Nuk dua të bëj krahasime, por ju e dini se çfarë roli bënte Cristiano Ronaldo te Manchester United. Son e ka nisur si sulmues krahu, por unë e kam pasur ndjesinë se ai ishte një finalizues shumë i zoti. Ka lëvizje të shkëlqyera dhe ka zgjuarsinë e duhur për ta bërë atë rol. Më pëlqen shumë etika e punës së Son. Kisha një ide në kokë për të dhe shoh që po funksionon”, u shpreh Postecouglu.
Në dhjetë ndeshje të Premier League, Son ia ka dalë të shënojë tetë gola, vetëm një më pak se Erling Haaland. /zoom.al/