zoom

Aktualitet

Arrestohet me urdhër të SPAK ish-drejtoresha e Kadastrës së Durrësit, Rajmonda Dashi

Ish-drejtoresha e Kadastrës së Durrësit, Rajmonda Dashi, është arrestuar me urdhër të Prokurorisë së Posaçme. Ajo dha dorëheqjen nga drejtimi i Kadastrës Durrës në

Aktualisht Rajmonda Dashi punonte si specialiste në Drejtorinë e Kadastrës në Kamëz dhe Vorë. Raportohet se ish-drejtoreshës së Kadastrës së Durrësit, iu vendosën prangat në zyrën e saj.

Kontrollet dhe verifikimet e tjera janë ende në proces në zyra të institucionit, pasi pritet të ketë edhe arrestime të tjera për këtë dosje që gjendet në Prokurori. Mësohet se në hetime janë përfshirë edhe prokurorë të SPAK dhe oficerë të BKH-së, duke lënë të kuptohet se përveç shpërdorimit të detyrës, do të ketë edhe vepra penale për korrupsion aktiv dhe pasiv, si dhe falsifikim të dokumenteve zyrtare.

Ajo u arrestua për një çështje që ka nisur tre vite me parë dhe bëhet fjalë për tjetërsimin e pronave në kohën kur ishte drejtoreshë në Kadastrën Durrës. Gjithashtu i kanë sekuestruar edhe celularin.

Më 15 dhjetor të vitit 2021, Rajmonda Dashi do të jepte dorëheqjen nga drejtimi i Kadastrës së Durrësit dhe në vend do të emërohej përkohësisht, Risena Xhaja. U përfol se dorëheqja ishte bërë me kërkesë të ish-drejtorit të përgjithshëm Artan Lame, që duket se kishte konstatuar një sërë shkeljesh nga vartësja.

Edhe pse në atë kohë ishin të paqarta arsyet e këtij vendimi, shoqërimi i sotëm u Dashit duket se ka të bëjë me abuzime dhe shkelje me pronat dhe hipotekat në Durrës gjatë kohës që ajo ushtronte të detyrës si drejtuese e Kadatrës së këtij qyteti.

Rajmonda Dashi ka qenë në akuzë edhe për shpërdorin detyrre dhe hetimet nisën në vitin 2022.

Shtetasi me iniciale P.B kishte kallëzuar shtetasen Lediana Bardhi dhe shtetasin TH.L, ku sipas tij është ndodhur përpara një situate flagrante paligjshmërie pasi këta dy persona në bashkëpunim mes tyre, por edhe me persona të tretë, në kundërshtim dhe shkelje të hapur të ligjit kanë përvetësuar pasurinë e kallëzuesit, përmes paraqitjes së fakteve të rreme si dhe duke falsifikuar dokumentet.

Ndaj Rajmonda Dashi u ngrit akuza si person i dyshuar për veprën penale të ‘‘Shpërdorimit të detyrës‘‘ dhe u dha masa e sigurisë “Detyrim për tu paraqitur në policinë gjyqësore” dhe ‘’Pezullimi i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik’’.

Njoftimi i plotë

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së parë Tiranë, me datën 19.10.2020 ka regjistruar procedimin penal nr.6940 për veprën penale të “Falsifikimi i dokumentave” parashikuar nga neni 186 i K. Penal , me kallëzues shtetasin P. B.
Shtetasi P.B ka kallëzuar shtetasit L.B dhe shtetasin L.L, ku sipas tij është ndodhur përpara një situate flagrante paligjshmërie pasi këta dy persona në bashkëpunim mes tyre, por edhe me persona të tretë, në kundërshtim dhe shkelje të hapur të ligjit kanë përvetësuar pasurinë e kallëzuesit, përmes paraqitjes së fakteve të rreme si dhe duke falsifikuar dokumentet.

Në vijim të hetimeve nga ana e Prokurorisë dhe më pas të miratuara nga ana e Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, janë caktuar masat e sigurisë ndaj shtetasve, si më poshtë:

1. L.B si person i dyshuar per kryerjen e vepres penale “Falsifikimi i dokumentave” të parashikuar nga neni 186/3 i K.penal dhe ‘‘Shpërdorimit te detyres‘‘ parashikuar në nenin 248 te K.Penal, aktualisht me detyrë pranë Fondit Shqiptar të Zhvillimit.

Masa e sigurisë “Detyrim për tu paraqitur në policinë gjyqësore” neni 234 dhe ‘’Pezullimi i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik’’ neni 240.1.a i K.Pr.Penale.

2. R.D si person i dyshuar për veprën penale të ‘‘Shpërdorimit të detyrës‘‘ parashikuar nga neni 248 te K.Penal, aktualisht me detyre prane DP AshK.

Masa e sigurisë “Detyrim për tu paraqitur në policinë gjyqësore” neni 234 dhe ‘’Pezullimi i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik’’ neni 240.1.a i K.Pr.Penale.

3. Th. L i si person i dyshuar për kryerjen e veprës penale të ‘‘Shpërdorimit të detyrës‘‘ parashikuar ne nenin 248 të K.Penal aktualisht me detyrë pranë DP AshK.

Masa e sigurise “Detyrim per tu paraqitur në policinë gjyqësore” neni 234 dhe ‘’Pezullimi i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik’’ neni 240.1.a i K.Pr.Penale.

4. D.V si person i dyshuar për kryerjen e veprës penale të ‘‘Shpërdorimit te detyrës‘‘ parashikuar ne nenin 248 te K.Penal aktulaisht pa punë.

Masa e sigurise “Detyrim për tu paraqitur në policine gjyqsore” neni 234 Ne vazhdim, po vijohet me ekzekutimin e Udhërit të Ekzektimit të arrestit të nxjerrë nga Prokurori Bledar Valikaj./ Zoom.al