Aplikacion
Ngjarja e rëndë ka ndodhur kur një person ka sulmuar me armë në Lewiston. Si pasojë e të shtënave kanë mbetur të vrarë 22 persona, ndërsa dyshohet për 60 të tjerë të plagosur, por shifra ende nuk është përfundimtare dhe zyrtare.
Pas sulmit, autori i identifikuar si Robert Card është arratisur dhe është shpallur në kërkim nga policia. Ai është i armatosur dhe për këtë arsye policia u ka bërë thirrje qytetarëve që të mbyllen në shtëpi që të shmanget një masakër tjetër. Po ashtu janë mbyllur edhe shkollat dhe policia u ka kërkuar qytetarëve që të japin çdo informacion për kapjen e tij.
Robert filloi të qëllonte mbi njerëzit, duke vrarë të paktën 22 dhe duke plagosur rreth 60-të. Më pas ai u arratis me një makinë “Subaru”, duke marrë me vete automatikun. Makina u gjet e braktisur rreth njëmbëdhjetë e gjysmë të mbrëmjes.
Presidenti Biden u informua për të shtënat gjatë darkës shtetërore me kryeministrin australian dhe që atëherë ka nisur të ndjekë situatën, duke folur me autoritetet lokale. Card është 40 vjeç dhe pjesë e rezervës ushtarake të Gardës Kombëtare, e vendosur në Saco, në shtetin verior të Maine. Ai jeton në Bowdoin dhe është një instruktor armësh. Pista e dytë sipas autoriteteve mund të jetë edhe një hakmarrje e tij ndaj situatës së ditëve të fundit që mund të ketë pësuar në punë apo ushtri.
Pamjet e marra nga kamerat e sigurisë e tregojnë atë me fytyrë të zbuluar, i veshur me pantallona të zeza dhe një këmishë ngjyrë kafe, ndërsa i drejton pushkën viktimave. Arsyet e sulmit janë ende të paqarta, por Card ishte mjekuar për probleme mendore verën e kaluar. Ai tha se dëgjonte zëra dhe për këtë arsye iu besua kujdesi i specialistëve. Por një dyshim mund të jetë që Card të jetë instruktuar nga persona të caktuar, që e kanë shfrytëzuar shkakun e stresit emocional të tij, në favor të tyre, për të krijuar destabilitet dhe tensione. /ZOOM.AL/