Lufta në Gazë dhe rrethinat e saj ka arritur kulmin, me rreth 10 mijë viktima që nga nisja e konfliktit. Sot, Forcat e Mbrojtjes të Izraelit (IDF) pretendojnë se kanë vrarë një tjetër komandant të lartë të Hamasit, në një sulm ajror.
Taysir Mubasher, komandanti i batalionit verior të Hamasit, Khan Yunis, ishte në shënjestër bazuar në inteligjencën ushtarake dhe të sigurisë.
Ushtria tha se Mubasher ishte “përgjegjës për sulme të shumta terroriste kundër civilëve izraelitë dhe ushtarëve për vite me radhë”, raporton ‘JerusalemPost’.
Ushtria izraelite pretendon se ka vrarë një sërë komandantësh dhe luftëtarësh të Hamasit që kur nisi konflikti./ZOOM.AL/