zoom

Slider

Fati i keq ndjek Tiranën, Ahmataj: Dëmtimi i Lulajt na çekulibroi, Tetova: Fitore karakteri

Egnatia arriti një fitore emocionuese duke mundur 3-2 Tiranën në kryeqytet.

Lulaj shënoi golin e avantazhit në minutën e 4’ për bardheblutë, por festa nuk zgjati sepse Dwamena barazoi në të 27-tën.

Kaina kaloi përsëri në avantazh Tiranën, por Dwamena, me një tjetër super gol, vendosi ekulibrin në 2-2.

Për t’i dhënë tri pikët Egnatias, mendoi Paulaskas, i cili shënoi në minutën e 63’.

Pas ndeshjes trajneri i Tiranës, Julian Ahmataj u shpreh: “Dëmtimi i Lulajt vendosi ndeshjen, na u prish rreshtimi dhe improvizuam me lojtarët. Jemi shumë të mërzitur për fatin që po na ndjek, po humbim lojtarë, Lulaj pësoi tërheqje tani, Najdovksi u dëmtua prapë. Ne e kishim përgatitur shumë mirë ndeshjen, derisa u dëmtua Lulaj dhe ne u bëmë më të brishtë. Lojtarët e ndiejnë pësimin e golit dhe kjo i dërrmon moralisht. Ne jemi mundur, por kemi luajtur shumë mirë, rezultatet do të vijnë nëse do të na kthehen lojtarët dhe do të jemi me të gjitha forcat”.

Ndërkohë Edlir Tetova nuk e fshehu kënaqësinë për fitoren: “Tirana nuk ishte çështje mallkimi. Ne e rrafëm në finale. Është më mirë ta mundësh dhe të marrësh Kupë, se të mundesh në kampionat. Këto lloj ndeshje nuk mund të luhen në fusha të tilla. Kemi pësuar dy gola të evitueshëm, nga topa të vdekur. Është një fitore me shumë vlera për ne”. /zoom.al/