Aplikacion
“Don Gummer dhe Meryl Streep janë ndarë prej më shumë se 6 vitesh. Ata gjithmonë do të kujdesen për njëri-tjetrin, por kanë zgjedhur jetën e ndarë”, tha një përfaqësues i aktores 74-vjeçare.
Ylli i Hollywood dhe skulptori i njohur nuk janë parë publikisht së bashku që nga çmimet Oscar 2018. Më 30 shtator, ajo dhe Gummer kishin 45 vjetorin e martesës.
Aktorja dhe bashkëshorti i saj u njohën përmes vëllait të Streep në vitin 1978. Në atë kohë, ajo po mbante zi për vdekjen e të dashurit të saj, John Cazale , i cili vdiq nga kanceri në mushkëri.
Ata u martuan vetëm gjashtë muaj më vonë në shtëpinë e prindërve të saj. Përgjatë viteve, as Streep dhe as Gummer nuk kanë folur shumë për jetën e tyre private, por me raste janë fotografuar krah për krah.
Streep dhe Gummer kanë katër fëmijë së bashku : djalin Henry dhe vajzat Mamie, Grace dhe Louisa.
Megjithëse jeta private e aktores rrallë shfaqet para kamerave, Gummer ishte personi i parë që ajo falënderoi kur mori Oskarin për aktoren më të mirë për rolin e saj në The Iron Lady në 2012.
“Dua që ai të dijë se gjithçka që vlerësoj më shumë në jetën tonë, ti ma ke dhënë mua”, tha ajo.
Berisha: Viktima Alfred Dedja, menaxher dhe dëshmitar në vendin ku u copëtua trupi i Jan Prengës