zoom

Ide & Blog

Dështimi i qeverisë me ekonominë ka varfëruar shqiptarët!

Raport i fundit i Bankës Botërore tregoi se i gjithë problemi i ekonomisë shqiptare është qeveria. Së pari, kontratat e frikshme të fryra të koncesioneve, PPP, kosto korruptive që ato kanë dhe së dyti, nga ndërmarrjet po publike; ndërmarrjet e ujësjellës-kanalizimeve e të tjera të cilat përveçse janë bërë si strehë militantësh kanë ngarkuar strukturat e tyre me shpenzime të jashtëzakonshme.

Po Banka Botërore thotë që shqetësimi që kanë qytetarët është rritja e çmimeve. Sot, rritja e çmimeve është provuar që vjen vetëm si rezultat i politikave të qeverisë. Nuk ka pasur as nuk ka asnjë lidhje me luftën, sepse nuk është transferuar e plotë rritja e çmimit këtu në Shqipëri. Por ka lidhje me strukturën e ekonomisë, me faktin që të paktën në sektorët e ushqimeve, të karburanteve ku çmimet janë rritur 8.4%.

Kemi marrëveshje mes kompanive, kemi pak kompani, kemi mungesë konkurence dhe të gjitha këto bëhen me bekimin e me shkeljen e syrit të qeverisë. Nuk mund të kemi çmime si në Europë dhe të ardhura si ⅓ e atyre në Europë. Duhet të lëvizim nga ky cirkuit ku punohet për pakicën, e duhet punuar për shumicën.