Aplikacion
Prologu i Superiores ka qenë shumë i varfër duke mos përmbushur pritshmërit dhe derbi shihet si ndeshja e vetme që mund të jap shkëndija për të ringjallur kampionatin dhe të tërheq interesin e tifozëve.
Sigurisht shkëlqimi i tejskajshëm i kombëtares ka sfumuar edhe derbi, këtë ndeshje që ndez kryeqytetin.
Jemi vetëm 24 orë përpara startit të takimit, por informacionet janë me pikatore dhe në shtypin sportiv mungon fjala derbi.
Për këtë çështje padiskutim promovimin më të madh duhet ta bëjnë klubet, që këtë herë kanë dështuar me njoftimet në kanalet zyrtare.
Në konferencat për shtyp, nuk kanë dal futbollistët që pëlqen më tepër nga publik, mungojnë thumbimet, por edhe reagimet nga tifozët.
Sigurisht si Partizani dhe Tirana nuk janë në situatën më të mirë sepse kanë larguar trajnerët, tek të kuqtë përkohësisht do të jetë drejtori sportiv Arbër Abilaliaj, ndërsa te bardheblutë është rikthyer Julian Ahmataj, i cili e njeh shumë mirë ambientin.
Në derbi vlejnë vetëm tri pikët dhe si Tirana ashtu edhe Partizani do të futen në fushë për të marrë tri pikët.
Qirko dhe Hadroi do të jenë mungesat e mëdha të kampionëve në fuqi, ndërsa në pikëpyetje janë edhe Da Silva, Mba, Grezda dhe Preka.
Me përjashtim të portieri Selmani dhe sulmuesit Patrik, trajneri Ahmataj e ka të gjithë grupin e gatshëm.
Kjo do të jetë përballja e 200 mes rivalëve më të mëdhenj të Shqipërisë, ku të kuqtë dominojnë me 78 fitore, 61 sfida janë mbyllur në barazim, ndërsa 60 fitore kanë regjistruar bardheblutë.
FORMACIONET E MUNDSHME
Partizani, skema 4-3-3
Hoxha
Murataj, Bytyci(Sembene), Sota, Atanaskovski
Rrapaj, Bilali, Mageth
Taipi, Bintsuka, Cara
Tirana, skema 4-2-3-1
Abdullahu
Doka, Najdovski, Hoxhallari, Pergjoni
Hila,Deliu,
Hasani, Jonuzi, Latifi
Abazaj (Kaina)
Megaderbi Partizani-Tirana, luhet të enjten në “Air Albania” duke nisur nga ora 19:00. /zoom.al/
None found
Gjendet i vetëvarur 25-vjeçari në Tiranë, kishte ikur nga shtëpia katër ditë më parë