zoom

Bota

Kriptomonedha, para cash dhe dhurata. Kush e financon Hamas?

Grupi palestinez Hamas përdor një rrjet global financimi që përfshin dhurimet nga vendet mike, para të thata që kalojnë nga tunelet e Gaza-s dhe kriptomonedhat

Së fundmi, policia izraelite ka njoftuar se ka ngrirë një llogari bankare Barclays, që ishte e lidhur me Hamas.

Ky vendim nxorri në pah rrjetin kompleks të financimit, ligjor dhe jo të lëvizjes islamike dhe “qeverisë” së saj në Rripin e Gazës, ku ka vendosur autoritetin që në vitin 2007.

Mattheë Levitt, një ish-zyrtar i antiterrorit në SHBA, thotë se shumica e parave që ka Hamasi, mbi 300 mln dollarë vjen nga taksimi i bizneseve dhe nga dhurimet e vende si Irani dhe Katari.

Nga dhjetori 2021 në prill 2023, Izraeli ka bllokuar 190 llogari kriptomonedhash të lidhura me Hamasin.

Qoftë përmes kriptove apo mjeteve të tjera, aleatët e Hamasit kanë gjetur mënyra për të dërguar para në Gaza. Departamenti Amerikan i Shtetit ka thënë se Irani ofron deri në 100 milionë dollarë në vit në mbështetje të grupeve palestineze, përfshirë Hamasin, dhe ka përmendur metodat e lëvizjes së parave përmes kompanive guackë, transaksioneve të transportit detar dhe metaleve të çmuara.

Deri vitin e kaluar, Hamasi kishte krijuar një rrjet të fshehtë kompanish që menaxhonin 500 milionë dollarë investime në kompani nga Turqia në Arabinë Saudite, tha Thesari i SHBA-së, duke njoftuar sanksione ndaj firmave në maj 2022.

Izraeli ka akuzuar prej kohësh sundimtarët klerikë të Iranit për nxitje të dhunës duke furnizuar me armë Hamasin. Teherani thotë se i jep mbështetje morale dhe financiare grupit.

Shkurtin e kaluar, Departamenti i Shtetit tha se Hamasi mbledh fonde në vende të tjera të Gjirit dhe merr donacione nga palestinezët, emigrantët e tjerë dhe bamirësitë.

Reuters nuk ishte në gjendje të kontaktonte zyrtarët e Hamasit për komente për këtë histori. Në të kaluarën, Hamasi ka thënë se kufizimet financiare të vendosura ndaj donatorëve të tij ishin një përpjekje për të neutralizuar rezistencën legjitime kundër Izraelit.

Hamasi, i sanksionuar si një organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe vende të tilla si Britania, kishte përdorur gjithnjë e më shumë kriptovaluta, karta krediti ose marrëveshje tregtare të sajuara për të shmangur kufizimet ndërkombëtare në rritje, tha Levitt.

“Hamasi ka qenë një nga përdoruesit më të suksesshëm të kriptove për financimin e terrorizmit”, tha Tom Robinson, bashkëthemelues i firmës kërkimore të blockchain Elliptic.

Megjithatë, këtë vit Hamasi tha se do të tërhiqej nga kripto, pas një vale humbjesh. Sistemi i librit të kriptomonedhës mund t’i bëjë transaksione të tilla të gjurmueshme.

Edhe Katari i pasur me gaz i ka paguar Gazës qindra milionë dollarë që nga viti 2014. Financimi i Katarit për Gazën në fakt kalon përmes Izraelit, tha një burim i njohur me procesin.

Fondet transferohen në mënyrë elektronike nga Katari në Izrael. Zyrtarët izraelitë dhe të OKB-së transportojnë para me dorë mbi kufirin për në Gaza.

Paratë u shpërndahen drejtpërdrejt familjeve në nevojë dhe nëpunësve publikë në Gaza dhe secila familje ose individ duhet të nënshkruajë pranë emrit të tyre se i ka marrë paratë. Një kopje e asaj flete shkon në Izrael, një shkon në OKB dhe një shkon në Katar.

“Ndihma e Katarit për Rripin e Gazës është plotësisht e koordinuar me Izraelin, OKB-në dhe SHBA-në”, tha zyrtari i qeverisë së Katarit.

Vitet e fundit, Katari bleu karburant nga Izraeli për centralin e vetëm të Gazës. Ai dërgoi gjithashtu karburant egjiptian që Hamasi mund ta rishes, duke përdorur të ardhurat për pagat.

Stephen Reimer i grupit të mendimit, Royal United Services Institute, parashikoi se përpjekjet e reja për të kufizuar plotësisht aksesin e grupit në kanalet formale financiare do të kishin sukses të kufizuar. “Taktikat e tyre të financimit janë rritur për t’i anashkaluar këto.”

Burimi:Reuters/Përshtati:Zoom.al

Related Posts

None found