zoom

Bota

23-vjeçari i jep fund jetës “live” në Tik-Tok, trupin e pajetë e gjeti babai i tij

Një 23-vjeçar i dha fund jetës “live” në Tik-Tok.

Vincent Plicchi po fliste me ndjekësit e tij në momentin që iu dha atyre lamtumirën dhe i njoftoi se ka vendosur të ndërmarrë aktin ekstrem.

Më pas, ai e la videon të ndezur, vetë iku në një cep të dhomës dhe i mori jetën vetes.

Ngjarja e rëndë u regjistrua në Bologna mbrëmjen e të martës.

I riu kishte arritur 300 mijë ndjekës në Tik-Tok, ku njjihej me pseudonimin Inkuizitor.

Atij i pëlqente të maskohej si personazhet e videolojës së njohur “Call of Duty”.

Ai kishte nisur një transmetim të drejtpërdrejtë si zakonisht me kostumin e personazhit Ghost. Herë pas here ai ndërhynte edhe me një shpatë dritash të stilit të “Star Wars”.

Ka qenë babai, Matteo, ai që ka gjetur trupin e pajetë të djalit të tij në dhomën e tij të gjumit.

“Ai ishte engjëlli im dhe u vra nga njerëz të rremë që jetojnë vetëm për TikTok”, tha babai i tij.