zoom

Aktualitet

Nga oficer policie në baron droge/ Kush është Gëzim Çela, një prej më të kërkuarve në vend

Zona e Fushë Kuqes u rrethua këtë pasdite nga forca të shumta të policisë dhe reparti RENEA.
Me urdhër të SPAK, u kërkua për shtetasin Gëzim Çela, një personazh i botës së krimit që konsiderohet si një prej baronëve më të mëdhenj të drogës në Shqipëri.

SPAK lëshoi një urdhër arresti për të dhe për bashkëpunëtorët e tij,

Arben Dalipaj, banues në Vlorë, Roland Guza, banues në Durrës dhe për shefin e komisariatit të policisë së Laçit, Dritan Metaj.

Por kush është Gëzim Çela?

Çela është i njohur si “bosi i trafikut të drogës” që vinte nga Turqia, përmes Bullgarisë, Maqedonisë e Shqipërisë, drejt Kosovës dhe vendeve Perëndimore.

Në vitin 2015, Çela akuzohej për trafik ndërkombëtar kokaine.

Në vilën e tij në Fushë Kuqe u gjet një sasi prej 18 kg kokainë.

Në qershor të vitit 2014 policia shqiptare dhe ajo kosovare shkatërroi një grup të strukturuar kriminal, i cili trafikonte droga të forta nga Turqia drej Europës Perëndimore, përmes edhe territorit shqiptar.

Gëzim Çela akuzohet për veprat penale “Trafikimit i lëndëve narkotike”, të kryer në bashkëpunim dhe “Prodhim dhe mbajtje pa leje e armëve”, si dhe për shfrytëzim prostitucioni. Ai ka qenë më herët subjekt i “OFL”-së teksa ka mundur t’i shpëtojë drejtësisë.

Urdhër-arrestet vijnë në kuadër të operacionit policor të koduar “Flakë ne Det”, i cili ishte një bashkëpunim me DEA amerikane dhe Guardia di financa. Grupi u godit në momentin kur po bëhëj shkëmbimi i drogës.

Nga ky operacion dyshohet se nga lugina e Patokut u nis mbi një ton lënde narktoike kanabis sativa që do të shkëmbehej me heroinë dhe kokainë. gjatë operacionit të 15 gushtit SPAK sekuestoeji armë, 15 mijë euro, 25 celular, ndëras pjesë tjëter e lndët narkotike dyshohet se u hodh në det nga 6 të arrestuaruit e opercionit. nga këta të fudnit 4 ishin shqipar dhe 2 ukrainas.

Çela ka dalë nga burgu disa vite më parë me argumentit se ai vuante nga një sëmundje e rëndë. Më pas ai u arrestua se kishte falsifikuar kartelën mjekësore dhe u la në “arrest shtëpie”.