Aplikacion
Dy vite pas krimit, nuk kishte asnjë të dyshuar për vrasjen ndërsa hetimet ishin përqëndruar tek konkurrenca e biznesit.
Por dëshmia e Artan Tafanit ka ndryshuar tërësisht dinamikën e ngjarjes. Ai ka treguar se një lidhje intime që biznesmeni kishte krijuar me nënën e një prej anëtarëve të bandës së Laert Haxhiut, i mori jetën.
39-vjeçari ka rrëfyer se e priti Çajup Selimin në hyrje të pallatit dhe e qëlloi sapo viktima erdhi nga puna.
“Çajupin e prita poshtë pallatit. Sa erdhi nga erdhi nga puna e qëllova. Për lëvizjet e lëvizjet e viktimës ata që më njoftonin ishin Erisiano Abedini dhe Bujar Abedini. Di që motivi i vrasjes ishte një lidhje intime që ai kishte”, ka deklaruar Artan Tafani sipas dosjes hetimore.
Policia njoftoi se autorë të dyshuar të ekzekutimit të Çajup Selimit janë:
– Laert Haxhiu, 31 vjeç, lindur në Lushnjë;
– Artan (Marjus) Tafani, 39 vjeç, lindur në Lushnjë;
– Erisiano Abedini, 32 vjeç, banues në Tepelenë;
– Lulzim Spahija (Arapi), 28 vjeç, lindur në Lushnjë;
– Ligor Romacka, 31 vjeç, lindur në Korçë;
– Bujar Abedini, 49 vjeç, banues në Tepelenë.
Biznesmeni Çajup Selimi mbylli biznesin e tij rreth orës 21:00 të mbrëmjes së 1 qershorit 2021, një biznes i vendosur në qendër të qytetit të Tepelenës dhe ka mbërritur këtu në banesën e tij rreth orës 21:15 minuta.
Por ai nuk arriti të hyjë dot brenda banesës së tij, pasi u ekzekutua me dy plumba njëri në kokë dhe tjetri në trup në hyrje të pallatit.
Rreth 3 vite para vrasjes, pikërisht në 13 korrik të vitit 2018, Selimi u transportua drejt spitalit të Gjirokastrës pasi ishte qëlluar me thika dhe leva në qendër të Tepelenës.
Ai deklaroi në atë kohë se disa persona e kërcënonin vazhdimisht dhe se kjo ishte hera e 4 që kërcënohej me jetë.
Deklarata e tij nga spitali në vitin 2018: Pse rri te busi ti, pse rri përballë punës tënde, unë jam biznesmen, mos rri ti atje se s’duam ne. Vajta për të hedhur lekë për ofertën te AMC, ata sa dola nga aty erdhën dhe më qëlluan direkt para lokalit të Tërmet Peçit, më qëlluan me leva, me nxorën thika, më kërcënuan me jetë. Është e katërta herë që më kërcënojnë me jetë dhe i mbron ish shefi i komisariatit Tepelenë.
Nuk dihet nëse pas dhunimit të tij 3 vite para vrasjes qëndron grupi i Laet Haxhiut, dhe nëse kërcënimet e vazhdueshme në drejtim të biznesmenit lidhen me të njëjtën arsye përse u qëllua me 3 plumba për vdekje.
EMRAT/ Kush ishin dy shënjestrat e atentatit në Berat, ikën me vrap për të shpëtuar nga plumbat