Aplikacion
Haxhiu tha se Serbia nuk i ka dorëzuar ende kriminelët e luftës e nuk do t’i dorëzojë as terroristët, duke aluduar në Radoiçiçin, i cili u arrestua dje nga autoritetet në Beograd dhe u lirua ende pa i mbushur 24 orë në burg.
“Çfarëdo veprimi në raport me këtë çështje, me grupin e armatosur, që e bën Serbia nuk na befason aspak. Serbia nuk i ka dorëzuar asnjëherë kriminelët dhe nuk do t’i dorëzojë as terroristët. Thënë qartë, Serbia është strehë e kriminelëve të luftës dhe terroristëve që para 10 dite bën sulm terrorist në territorin e Kosovës”, ka thënë Haxhiu.
Ministrja Haxhiu ka siguruar qytetarët që institucionet e drejtësisë janë duke bërë punë të mirë për ta hetuar sulmin e armatosur më 24 shtator në Banjskë të Zveçanit, ku vdiq rreshteri Afrim Bunjaku. Ndërkaq, për shkaqe hetimore, ajo ka thënë se s’mund të jep më shumë detaje.
Haxhiu ka përsëritur edhe një herë që Kosova do të kërkojë dorëzimin e Radoiçiçit, ndonëse ky proces do të zgjasë për shkak të mosbashkpunimit të Serbisë, ajo ka shtuar se Radoiçiç nuk do mund t’i ikë drejtësisë./ Edonesa Hoti
Një mburojë e lartë raketore izraelite po “shkon” drejt Evropës, ku kërcënimi rus rritet