zoom

Aktualitet

“Do të ketë rrebeshe shiu” – Si parashikohet moti për sot

Dita këtë të mërkurë nis me mot të kthjellët dhe diell.

Kthejllimet do të jenë më të dukshne me zonat bregdetare, ndërsa në pjesën tjetër të territorit do të kalojnë vranësira të pakta.

Në pjesën e dytë të ditës, vranësirat do të shpeshtohen, duke u bërë më të theksuara në zonat veriore, ku, sipas MeteoAlb, mund të shënohen edhe rrebeshe të izoluara shiu në ekstremin verior.

Temperaturat e ajrit do të regjistrojnë vlerën maksimale 32 gradë, ndërsa vlera minimale do të jetë 8 gradë.