zoom

Slider

“Iu ** motra në BBV”- Rrjeti e kryqëzoi se ofendoi Alban Ramosajn, reagon Albano Bogdo

Aktori Albano Bogdo ka reaguar pas deklaratës së bujshme, ku tha se artisti Alban Ramosaj është “ai tipi që i *** motrën Donaldi në Big Brother”.

Pavarësisht reagimit të ashpër publik në rrjetet sociale, aktori i humorit nuk është tërhequr nga ajo çfarë tha.

Në një postim në Instagram, Bogdo u përgjigj rreth situatës së shkaktuar me një shprehje të Mark Twain-it, ku thotë se si komb jemi të bekuar me tre gjëra: lirinë e fjalës, lirinë e mendjes dhe kryqëzimin publik nëse përdor njërën nga dy të parat.


Por çfarë ndodhi saktësisht dhe cilat ishin reagimet nga pala e prekur?

Aktori i humorit Albano Bogdo, në sezonin e ri të emisionit të tij “Albano Show”  e prezantoi artistin Alban Ramosaj si “tipin që i *** motrën Donaldi në Big Brother VIP Albania”.

Teksa që në hapje të puntatës së parë, Bogdo sqaroi se ky është emisioni i tij dhe mund të thotë çfarë të dojë, komentues të shumtë e kanë cilësuar batutën si të rëndë dhe pa kripë.

Pas këtyre ofendimeve erdhi edhe një reagim nga vetë Beatrix Ramosaj. Në TikTok qarkulloi një video, ku Triksa dëgjohej të thoshte në një dublim zëri: “Ti po flet për mua? As nuk më intereson fare”.


Për batutën në fjalë reagoi edhe Albërie Hadërgjonaj, e cila e cilësoi aktorin si një humbës, teksa i kujtoi Kodin Penal.

“More djalë i patalentuar mos u mundo të marrësh famë nga të tjerët. Ti bën mirë të kërkosh falje publike për sajesa dhe fjalor të turpshëm. Po për prishjen e imazhit besoj e di që ka edhe nen në Kodin Penal të Shqipërisë. Në këtë rast ti bashkë me Tv veni mend. Krijo identitet se kështu je për të ardhur keq. Alban Ramosaj ka disa statuja floriri që nuk i njollos dot. Merru me jetën tënde,”-shkroi Albërija, tezja e Albanit dhe Beatrix Ramosajt.


Ndër VIP-at e parë që reaguan me shpejtësi ishte moderatorja Aulona Musta.

“Të bësh komedi nuk do të thotë të marrësh shabllon ca batuta nga ata të huajt që e qajnë komedinë. Është e pafalshme që një artist të japë mesazhe të tilla,”- shkroi Musta ndër të tjera.

Në mbështetje të Beatrixës dolën edhe ish-banore të reality show-t “Big Brother VIP Albania”, si: Monika Lubonja, Einxhel Shkira e të tjera.

Pas videos në TikTok, Beatrix Ramosaj reagoi sërish sot, këtë herë në mënyrë të drejtpërdrejtë, ku u shpreh se aktori nuk ka ofenduar as atë e as vëllanë e saj, por gratë shqiptare.


Ajo shkruan se është pikërisht seksizmi i përdorur nga burrat shqiptarë që  dëmton jo vetëm atë si figurë publike, por të gjitha gratë dhe vajzat.

Ndërkohë, ende nuk ka një reagim publik nga Alban Ramosaj./ Zoom.al