zoom

Politikë

FOTO/ Ambasadori udhëton me autobus në Tiranë

Shpesh kemi parë politikanë e zyrtarë të huaj, që në metropole të ndryshme të botës udhëtojnë me autobus në përditshmërinë e tyre.

Duket se ky është një stil jetese për ta, edhe nëse jetojnë a punojnë në Shqipëri, ku transporti publik nuk është një ndër pikat më të forta.

Për të arritur në destinacion në Tiranë, ambasasori i Suedisë në vendin tonë, Niklas Strom zgjedh autobusin.

Udhëtimin ai e ka fotografuar, për ta postuar më pas në rrjetet sociale.

Në foto duket autobusi bosh, gjë që i përshtatet diplomatit të lartë, si një mundësi për të punuar i qetë edhe në autobus.

“Më shumë hapësirë në autobus për të punuar” shkruan ai në krah të fotos.

Po politikanët tanë pse nuk e përdorin transportin publik? Ata bëjnë thirrje të vazhdueshme për qytetarët të lënë makinat në shtëpi dhe të udhëtojnë me autobus, që të mos krijohet trafik, por po ata vetë, a bëjnë të njëjtën gjë?