Aplikacion
Dielli do të jetë i pranishëm veçanërisht në Ultësirën Perëndimore, ndërsa në zonat malore herë pas here do të shfaqen vranësirat, të cilat do të bëhen më të dukshme gjatë pasdites.
Temperaturat e ajrit do të rriten lehtë në orët e mëngjesit, por mbeten kostante në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 9°C deri në 31°C.
Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi deri në 28 km/h nga drejtimi Juglindor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim të ulët.