zoom

Aktualitet

Policia i sekuestron makinën të dashurës së Laert Haxhisë, lëvizte me “GLK”

Pasi u arrestua si bashkëpunëtore në vrasje që i planifikonte banda e Laert Haxhisë, Klea Gjatës i është sekuestruar edhe makina.

E dashura e Laert Haxhisë lëvizte me makinë tip “GLK”, e cila u sekuestrua sot nga Policia e Lushnjes, me kërkesë të Prokurorisë së Elbasanit.

Makina ishte në emër të nënës së saj, ndërsa është sekuestruar edhe një aparat celular që mund të ndihmojë në zbardhjen e bisedave të saj me Laert Haxhinë nga burgu i Janinës.

27-vjeçarja nga Lushnja ishte e vetmja vajzë që u arrestua gjatë operacionit “Kurrë mos harro”, i cili u zhvillua pasi Artan Tafani u shndërrua në bashkëpunëtor të drejtësisë, duke zbardhur krime dhe gjashtë vrasje të kryera nga banda e Laert Haxhisë.