zoom

Politikë

SHBA-BE, presion Serbisë: Tërhiq trupat ushtarakë nga kufiri me Kosovën

Pas SHBA-së, edhe Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Joseph Borrell, i bëri thirrje Serbisë të ndalë menjëherë zhvendosjen e ushtrisë përgjatë kufirit me Kosovën dhe t’i tërheqë trupat e vendosur deri tani.

“Grumbullimi ushtarak i Serbisë në afërsi të linjës administrative kufitare është shumë shqetësuese. Kjo duhet të ndalet menjëherë. Nuk ka vend per grumbullim të ushtrisë dhe forcave të sigurisë në kontinentin e Evropës. Forcat duhet të tërhiqen”, tha Joseph Borrell.

Zyrtari i lartë i BE-së pret që përgjegjësit për sulmin e 24 shtatorit të ndëshkohen dhe dy vendet t’i rikthehen dialogut.

“Duhet të kthehemi prapa në situatën në të cilën palët bisedojnë dhe të kthehemi në dialogun e lehtësuar nga BE-ja i cili është e vetmja platformë për normalizimin e raporteve mes tyre”, shtoi Borrell.

Mw herwt Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e ka mirëpritur deklaratën e Shtetet e Bashkuara të Amerikës qe i kërkuan po tw njwjtwn gjw Serbisë qw të tërheqë trupat ushtarakw nga kufiri me Kosovën.

Osmani tha se Uashingtoni gjithmonë qëndron pranë Kosovës dhe popullit të saj.

“Unë e mirëpres deklaratën e qartë të administratës së Joe Bidenit kundër planeve të Serbisë . SHBA po punon me aleatët e NATO-s për të adresuar përpjekjet, për të shmangur destabilizimin e Kosovës dhe për të ndaluar planet që synojnë të minojnë sigurinë e të gjithë qytetarëve të saj”, deklaroi Vjosa Osmani.

Ndërkohë sekretari i përgjithshem Anthony Blinken ka deklaruar nëpërmjet një statusi në rrjetet sociale se ka patur një bisedë telefonike edhe me presidentin serb, Aleksandër Vuçiç. Blinken dhe Vuçiç kanë diskutuar për marrjen e masave të menjëhershme për të ulur tensionet në veri pas sulmit në Banjskë, ku mbeti i vrarë dhe efektivi i policisë së Kosovës.