Aplikacion
2.25 tonë kokainë u gjetën në bordin e një anijeje mallrash, që besohet të jetë në pronësi të kartelit famëkeq Gulf Clan në Kolumbi, në brigjet e Cork të martën.
Sekuestrimi i drogës pasoi një operacion në të cilin forcat speciale zbritën nga një helikopter në anijen e ngarkesave në lëvizje në kushte të motit aspak të favorshëm.
Qëllimi i bandës ishte të ngarkonte drogën duke përdorur një vinç në një peshkarexhë dhe ta zbarkonte në Irlandë, për ta shpërndarë më tej.
Ky plan u rrëzua pasi peshkatari nuk arriti në anijen e ngarkesave për shkak të motit të keq dhe u rrëzua në brigjet e Wexford.
Burimet thanë se mundësia që anëtarët e ekuipazhit në anijen e mallrave mund të ishin të armatosur dhe mund të hapnin zjarr ndaj “Army Ranger Wing (ARW)” ishte një “konsiderim i rëndësishëm” – megjithëse kjo nuk ndodhi.
Ka “lidhje të mundshme” me kartelin Kinahan për sa i përket rrjetit të tij ose lidhjeve logjistike në Irlandë, por kjo është duke u hetuar.
Burime të shumta thanë se anija e mallrave përdorej thjesht për trafikun e kokainës dhe, ndryshe nga anijet e tjera të drogës që përshkonin Atlantikun, nuk mbante ngarkesë legjitime.
Anëtarët e ekuipazhit u përpoqën të digjnin kokainën dhe ta hidhnin në gomonen e shpëtimit ndërsa efektivët “ARW” u hodhën me litar në anije.
Efektivët shuan zjarrin dhe vetëm disa ambalazhe të jashtme u shkrinë.
Nga Irlanda, hetuesit dyshojnë se një pjesë e madhe e kokainës do të transportohej në veri dhe në Britani.
Mësohet se ekuipazhi prej 25 personash përbëhet nga shtetas kolumbianë, britanikë, ukrainas dhe iranianë.
Kapiteni, nga Irani, u evakuua nga anija përpara operacionit të drogës.
Anëtarë të tjerë të ekuipazhit u përpoqën të manovrojnë anijen larg Shërbimit Detar Irlandez.
Kapiteni u arrestua të martën dhe dy burrat në barkë, një anglez dhe një evropianolindor, u arrestuan të hënën.
Autoritetet konfirmojnë se tre persona të tjerë ishin arrestuar për “vepra të dyshuara të krimit të organizuar”.
Oficerët nga Byroja e Drogës dhe Krimit të Organizuar, të ndihmuar nga anëtarët e njësive divizioni Cork, po marrin në pyetje ekuipazhin.
Në një konferencë për shtyp, Ndihmës Komisioneri Justin Kelly nga seksoni për krimin e organizuar tha se një kartel “vrasës” i Amerikës së Jugut ishte i përfshirë në furnizimin e kokainës.
Ai tha se duke pasur parasysh shkallën e ngarkesës, një numër bandash evropiane janë përfshirë, duke numëruar edhe kriminelë irlandezë, por nuk pranoi të thoshte se për cilën bandë dyshohej.
Kelly shtoi se kishte “një numër grupesh” brenda Irlandës, jo vetëm karteli Kinahan, të cilët kanë lidhje të drejtpërdrejta me Amerikën e Jugut dhe kanë aftësinë për të importuar sasi të mëdha kokaine.
Burimet i thanë “Irish Examiner” se ka pasur një rritje të konsiderueshme të numrit të kriminelëve irlandezë që udhëtojnë në Kolumbi për të krijuar lidhje si me prodhuesit, ashtu edhe me trafikantët, si bandat ballkanike dhe kartelet meksikane.
Kartelet ballkanike, kryesisht rrjete shqiptare, vlerësohen nga policia irlandeze dhe evropiane se po zënë një pozicion gjithnjë e më dominues në importin e kokainës në Evropë./ Përkthyer nga “Irish Examiner”