zoom

Slider

Egnatia thyen Vllazninë në Shkodër dhe tregon qartë pretendimet për titull

Egnatia ka treguar forcën përballë Vllaznisë, duke fituar në “Loro Boriçi”, me shifrat 2-0.

Një ndeshje e shkëlqyer për rrogozhinasit që konfirmohen si “macja e zezë” e kuqebluve.

Me ketë sukses Egnatia qëndron në krye të Superiores me 13 pikë, plus 3 nga Tirana, që ka një ndeshje më pak.

Ndeshja u ndikua nga një episod i minutës së 16, kur gjyqtari me ndihmën e VAR-it, ndëshkoi me karton të kuq Dragoshin duke lënë vendasit në inferioritet numerik.

45 minutat e para u mbyllën në barazim 0-0, ndërsa në pjesën e dytë Egnatia e tundi dy herë rrjetën.

Miqtë goditën në fillimin e pjesës së dytë kur Isgandarli me një aksion të shpejtë i dha avantazhin Egnatias. Më pas skuadra e Tetovës administroi me kujdes lojën duke ndaluar vrullin e shkodranëve që nisën të sulmonin me shumë forca.

Në fund, një gabim i Stojanoviç solli edhe golin e rezultatit përfundimtar 2-0 nga Duamena, duke bërë që Egnatia të largohej nga Shkodra përsëri me një fitore, ashtu siç kishte ndodhur edhe në edicionin e kaluar, teksa tashmë shkëputet e vetme në kryesim me 3 pikë diferencë nga Tirana që është ndjekësja më e afërt. /zoom.al/