Aplikacion
Jo vetëm tarifa të shtrenjta dhe shërbim i munguar për klientët, por së fundmi edhe rimbushje telefonike pa faturë fiskale.
Edhe pse është detyrim për çdo biznes në vend që çdo produkt a shërbim të mos e shesë pa prerë faturë fiskale, “ONE” vepron ndryshe.
Ky skandal ka dalë së fundmi në pah nga një episod i shënuar mes një klienti dhe një punonjëseje të kompanisë.
Edhe pse qytetari insiston, punonjësja nuk i pret faturë duke u justifikuar se kjo kërkon kohë.
Përplasja mes klientit dhe punonjëses:
Qytetari: Ju jeni kokrra e hajdutëve, sa për informacion. Ju jeni hajduta, pikë.
Unë blej, blej diçka, marr faturë, pse s’marr faturë unë?!
Punonjësja në dyqan: Fatura ju vonon.
Qytetari: Pse? Sa vonon?
Punonjësja në dyqan: I nxjerr sistemi automatikisht 10-15 minuta.
Qytetari: Po pse duhet të vonojë 10-15 minuta? Prandaj vidhni ju se nuk jepni faturë. Ju vidhni se nuk jepni faturë. Ju jeni hajdutër. Faturë, po, e dua.
Punonjësja në dyqan: Nëse doni faturë, nuk bëhet rimbushja, mund t’i merrni lekët.
Qytetari: Si s’bëhet rimbushja? Dua faturë mi.
Punonjësja në dyqan: Nuk printohet fatura zotëri.
Zoom.al ka pasqyruar më parë sesi çdo ditë klientët ankohen për mbifaturime nga “ONE”, shërbim të munguar, tarifa stratosferike për paketat, por edhe për gënjeshtra me njësitë (minutat, gigat e internetit dhe mesazhet) që përdorin.
Denoncimi i hasur më shpesh mes komentesh është pengesa për mbylljen e kontratës, duke mos i lejuar qytetarët që ta ndërpresin kontratën dhe duke vijuar faturimin kundër dëshirës së tyre.