Aplikacion
Osmani gjatë mbledhjes përkujtimore theksoi se heroizmi i Bunajkut do të jetë frymëzim për të gjithë, duke bërë thirrje që të jemi të bashkuar, kundër terrorizmit dhe tha se Bunjaku sakrifikoi jetën e tij për sigurinë e të gjithë qytetarëve.
Ajo shtoi se sulmi i djeshëm kishte për qëllim që ta destabilizonte jo vetëm Kosovën, por edhe të gjithë rajonin.
Fjalë rasti kishte edhe vajza e Bunjakut, Arbenita: “Heroi im, babai im. Sa vështirë e kam të shkruaj për ty, para kohe mbeta jetim kurrë se kam besuar. Ikja jote na la një plagë, si të jetoj unë pa ty. Hyra brenda në shtëpi dhe nuk të pashë.”
Në lidhje me rastin, e para e vendit sot ka shpallur ditë zie kombëtare në Republikën e Kosovës për shkak të vrasjes së rreshterit Afrim Bunjaku nga një grup i armatosur ne Banjskë te Zveqanit dje (e diel) më 24 shtator. E për nderimin e vrasjes se rreshterit Bunjak, Ambasada e Amerikës sot ka ulur flamurin e Shteteve të Bashkuara në gjysmë shtizë.
“Iu bashkohemi institucioneve të Kosovës në zi për humbjen e rreshterit të Policisë së Kosovës Afrim Bunjaku. Sot, flamuri ynë në Ambasadën Amerikane është ulur në gjysmështizë për nder të tij”, njoftoi ambasada.
Momentalisht hetimet janë duke vazhduar në Banjskë të Zveçanit dhe Policia e Kosovës është në koordinim me Prokurorinë Speciale të Repuplikës së Kosovës (PSRK) dhe kjo e fundit njoftoi se 6 persona janë arrestuar nën dyshimet për vepra terroriste dhe se janë të përfshirë në sulmet ndaj policëve.
Të arrestuarit dyshohen për disa vepra kundër rendi kushtetues dhe sigurisë së Kosovës: “Veprat e rënda kundër rendit kushtetues dhe sigurisë së Republikës së Kosovës’’ nga neni 126 lidhur me ‘’Sulm kundër rendit kushtetues të Republikës së Kosovës’’ nga neni 114, ‘’Përgatitja e veprave terroriste ose veprave penale kundër rendit kushtetues dhe sigurisë së Republikës së Kosovës’’ nga neni 138 lidhur me nenin 129 dhe ‘’Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve’’ nga neni 366 paragrafi 1 të KPRK-së”.
Reshje intensive me shtrëngata, apeli i Ministrisë së Mbrojtjes. Qarqet më të rrezikuara