zoom

Aktualitet

Lamtumirë Afrim Bunjaku! Vajza rrëqeth me fjalët: Nuk di si të jetoj pa heroin tim

Sot është ditë zie në Kosovë, në nder të policit Afrim Bunjaku, që u vra nga serbët në fshatin Banjskë.

Flamujt e të gjitha institucioneve u ulën në gjysmështizë, ndërsa po bëhen edhe homazhe për efektivin e vrarë në krye të detyrës.

Në ceremoninë për t’i dhënë lamtumirën e fundit Afrim Bunjakut, nuk munguan fjalët e ndjera të vajzës së tij, Arbenita Bunjaku.

Duke lotuar, ajo e quajti babanë e saj një hero, vendin e të cilit nuk do ta mbushë dot askush.

“Heroi im, babai im. Sa e vështirë e kam të shkruaj për ty. Para kohe mbeta jetim. Kurrë nuk e kam menduar ikjen tënde. Na ke lënë një plagë të madhe në zemrat tona. Babë. Nuk e di si të jetoj pa ty, pa heroin tim. Të gjitha na mësove, por jo si të jetojmë pa ty.

Babai ishte njëri i dashur për familjen, shoqërinë dhe për punën, ku edhe flijoi jetën për këtë vend. Ne dhe Kosova të gjithë jemi krenar me ty. Mundi dhe punën që e kë bërë për këtë vend, të premtoj që do të jemi krenar me ty dhe do të ndjekim të gjithë rrugën tënde. Me mall dhe me dhimbje do të kujtojmë të gjithë”, u shpreh Arbenita Bunjaku.