Aplikacion
Homëzhe në nder të tij kanë mbajtur qytetarë të shumtë, si edhe ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier dhe kryeministri Albin Kurti.
Ata morën pjesë në ceremoninë e ndezjes së qirinjve në nder të Afrim Bunjakut.
Ndërkohë e hëna është shpallur ditë zie nga presidentja e vendit Vjosa Osmani në nderim të policit Afrim Bunjaku.
“Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, në mbështetje të Kushtetutës së Kosovës, ka marrë vendim që dita e hënë, 25 shtator 2023, të shpallet ditë zie, shtetërore në nderim të policit Afrim Bunjaku, i vrarë në veri të vendit.
Zija shtetërore do të jetë gjatë ditës së hënë, ndërkaq Protokolli i Shtetit ngarkohet që t`i ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme për zbatimin e këtij vendimi”, njoftoi Presidenca e Kosovës në një postim në Facebook.
Afrim Bunjaku nga Samadrexha e Vushtrrisë shërbente si rreshter në Polici. Ai u vra si pasojë e sulmeve nga një grup agresoresh serb ndaj Policisë së Kosovës në Banjskë të Zveçanit, mëngjesin e së dielës.