Aplikacion
Sipas tij, bëhet fjalë për një grup prej 30 personash të armatosur rëndë që po sulmojnë efektivët e Kosovës.
Thirrja që bëhet ndaj tyre është që të dorëzohen, para se situata të përshkallëzohet më tej.
“Sulmet mbi policinë tonë janë duke vazhduar. Janë së paku 30 persona të armatosur rëndë që ndodhen nën rrethimin e forcave policore. I ftoj të dorëzohen. Formacion me profesionistë, ushtarak në Zveçan në dhe rrotull manastirit atje. Këto automjete janë pa targa, nuk i posedojnë serbët lokalë dhe askush që është civil në republikën tonë. Këto janë dy kamionët që kanë vendosur tek ura për të bllokuar qarkullimin. Shihni atje një person të maskuar që mban armë krahu që nuk është tipike për policinë”, tha kryeministri Kurti.