zoom

Bota

Bossi i mafies italiane në koma të pakthyeshme, “bota” e errët e Messina Denaro

Ish-bossi i mafies, Matteo Messina Denaro është në një koma të pakthyeshme, raporton Ansa.

61-vjeçari Denaro u shtrua në spitalin e burgut L’Aquila, nuk do të dalë me nga koma. Mbrëmjen e sotme mjekët do t’i heqin ushqimin.

Messina Denaro, i cili u arrestua pas 30 vitesh në arrati në një klinikë në Palermo në mes të janarit, ndodhet i shtruar në spital prej më shumë se një muaj.

Ai iu nënshtrua një operacioni në zorrë më 8 gusht, i cili rezultoi i suksesshëm.

Por kanceri i avancuar i zorrës së trashë i shkaktoi përkeqësim të pakthyeshëm gjendjes shëndetësore të mafiozit italian.

Bossi i Cosa Nostra është dënuar për përfshirjen e tij në dhjetëra vrasje, duke përfshirë vrasjne e dy gjykatësve antimafia, Giovanni Falcone dhe Paolo Borsellino, me shpërthim bombe në vitin 1992.

Përveç vrasjeve të Falcone dhe Borsellino, ai është dënuar për vrasjen e Giuseppe Di Matteo, djalit 12-vjeçar të një dëshmitari, në vitin 1996, dhe vendosjen e bombave në objektet fetare në Milano, Firence dhe Romë që vranë 10 njerëz dhe plagosën 40 të tjerë në 1993.

I njohur si mafiozi më i pamëshirshëm dhe me karizmën e tij si playboy, Messina Denaro vulosi reputacionin e tij duke vrarë rivalin Trapani dhe duke e mbytur të dashurën e tij tre muajshe shtatzënë.

Bosi mafies tha se mund të kishte mbushur një varrezë me ata që kishte vrarë.