Aplikacion
Dy persona u arrestuan nga policia dhe dy të tjerë u shpallën në kërkim gjatë një operacioni të koduar “Momentum”, të katërt administratorë të një call center-i, të akuzuar se mashtronin shtetasit e huaj.
Call center-i ndodhej në Rrugën e Zallit, në të cilin ishin të punësuar rreth 60 punonjës, të cilët, së bashku me administratorët, telefononin shtetas të huaj, kryesisht italianë, iu prezantoheshin si agjentë shitjesh dhe përmes mashtrimit, i bindnin ata që të investonin në bursën fiktive Forex.
Gjatë operacionit u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale: 68 000 euro, njësi kompjuterike, aparate celulare, tabletë, mandate pagesash dhe blloqe me të dhëna të ndryshme të shtetasve të huaj që dyshohet se janë mashtruar, për të investuar në bursa fiktive.
Nga aktorë, këngëtarë, gazetare dhe transgjinor! Kush janë 16 konkurrentët e Big Brother VIP