Aplikacion
Sipas Kapitenerisë së Portit të Vlorës, dita e sotme ka sjellë erë me shpejtësi deri në 20-25 m/ s nga drejtimi jug – juglindje.
Për shkak të kësaj situate meterologjike dhe detit me dallgë që shkojnë 4-5 ballë brenda gjirit të Vlorës dhe 6-7 ballë në det të hapur, kapiteneria ka njoftuar të gjitha mjetet lundruese të vogla, peshkarexhat, mjetet turistike që të mos dalin në det për shkak të erës së fortë dhe detit me dallgë.
Ndërkohë që tragetet e linjës Vlorë-Brindisi, por dhe anijet e transportit ndërkombëtar do të vijojnë lundrimin normalisht. Kjo situatë e motit do të vijojë deri në mesditën e datës 24 shtator.