Aplikacion
Ky do të jetë moti që do të na shoqërojë gjatë ditës së sotme, sipas MeteoAlb.
Reshjet do të jenë prezente kryesisht në zonat veriore e qendrore, deri vonë në mbrëmje ku pritet largim i tyre nga i gjithë territori i vendit.
Temperaturat e ajrit do të pësojnë një rënie të lehtë në mëngjes, por mesdita do të ruajë vlera kostante të tyre duke luhatur vlerat ditore nga 12°C deri në 31°C.
Era do të fryjë e fortë me shpejtësi 55 km/h nga drejtimi Jugor-Jugperëndimor duke sjellë në brigjet e Adriatikut dhe Jonit dallgëzim mbi 4 ballë.