Aplikacion
Në momentin e aksidentit, 43-vjeçari po udhëtonte me traktor për të transportuar jë eskavator në zonën Frati të Camaiore, sipas mediave italiane.
Roland Çizmja dyshohet se ka humbur jetën pasi i ka rënë një degë peme që ka goditur njërin skaj të traktorit që më pas mund të ketë shkaktuar aksidentin.
Për pasojë, shqiptari ka marrë dëmtime në kokë që dyshohet se i kanë shkaktuar vdekjen.
Rolandi ishte baba i tre fëmijëve dhe jetonte bashkë me familjen e tij në Via Cesare Battisti, në një shtëpi të blerë kohët e fundit. 43-vjeçari bashkë më vëllanë e tij kishin emigruar në Itali me varkë në vitet 1990.
“Gjykata e Lartë na dha të drejtë”,Meloni: Do shohim si do procedojmë me Shqipërinë për emigrantët