zoom

Slider

Tirana mposht me përmbysje Skënderbeun në një ndeshje emocionuese në kryeqytet

Tirana mundi Skënderbeun 3-1 në stadiumin “Selman Stërmasi”, në ndeshjen e vlefshme për javën e 3-të të Superiores.

Korçarët e nis mjaft mirë ndeshjen, pasi kaluan në avantazh në minutën e 3 Nikaj tundi rrjetën pas një aksion personal.

Skënderbeu i afrohet sërish golit, por nuk arrin të realizoj dhe me pas Tirana gjeti barazimin në minuten e 44’ me sulmuesin Kaina, që shënoi me kokë dhe pjesa e parë u mbyll 1-1.

Në fraksion e dytë traversa shpëton bardheblutë! Gjuajta e Jurit u ndal nga traversa. Shpëton me fat Tirana, që ndryshon marsh dhe në minutën e 77’ kaloi në avantazh.

Qefalija përfiton nga një top i mbetur në zonë dhe arrin të mposht portierin Alia. Në kohën shtesë Tirana gjeti edhe golin e tretë me sulmuesin Hasani, që e vulosi rezultatin në 3-1. /zoom.al/