Aplikacion
Kjo formulë është menduar nga qeveria për të mbrojtur dhe “komplikuar” letrat e tenderave ashtu që ushtarët e korrupsionit të mos bien lehtësisht në rrjetën e SPAK. Me pak fjalë po përpiqen të “vjedhin me stil”!
Në këto dhjetë vite, sipas KLSH, abuzimi me tenderat publik është sa dy buxhete të marra së bashku. Kjo do të thotë që sektori i Prokurimeve Publike (PP) ka nevojë për një reformë të thellë që nis nga hapja e garës për të gjithë konkurrentët tek ngritja e rregullave që nuk favorizojnë sistemin e manipuluar.
Mbi të gjitha PP kanë nevojë për transparencë në vendimmarrje, pasi transparenca përkthehet në llogaridhënie. Mjafton të shohim buletinin e Prokurimeve Publike që zbardhet tek faqe si Open Data për të kuptuar se si janë lidhjet e shkurtra mes kompanive dhe burokratëve të qeverisë. Garat ku kanë vetëm emrin e tillë pasi në të vërtetë tenderat jepen me 99% të rasteve tek kompania që ka mbyllur pazarin dhe jep 99% të vlerës. Për të shmangur këtë formulën e 99-ave duhet të vendoset një sistem kontrolli i tillë që ato kompani që nuk zbatojnë kontratat të evidentohen dhe të mos përfitojnë kontrata të tjera pa përfunduar ato që kanë marrë.
Por, qeveria nuk ka stomak për reforma të tilla që godasin korrupsionin dhe padyshim skemën e 99-ave. Prandaj ajo nuk merret me hënën por rri e merret me gishtin që tregon atë! Për rrjedhojë prodhon “reforma” që nuk merren me thelbin e problemit, as që godasin sistemin e korruptuar të Prokurimeve Publike por vazhdon me nisma fasadë siç ka bërë këto dhjetë vite. Dhe sa më shumë ajo rreh gjoksin për reforma aq më të shumtë janë zyrtarët e lartë që shkojnë përpara drejtësisë.
Sistemi i korrupsionit është një sistem ku ortakët e oligarkisë në sektorin privat bashkëpunojnë ngushtë për të prodhuar reforma që dalin nga zyrat e tyre, ligje që shkruhen nga përfituesit e VKM që mund ta dallosh qartë se kush përfiton. Ndërsa pjesa tjetër e kësaj ortakërie, pra qeveria, aprovon çdo ndryshim që ato kërkojnë dhe kështu korrupsioni është i mbyllur mes tyre. Të dyja palët përfitojnë duke prodhuar një sistem ku qytetari nuk fiton kurrgjë, por në fund të vitit paguan nga taksat e tij mekanizmin që mban në jetë oligarkinë ekonomike dhe padyshim atë politike. Në një ortakëri të suksesshme që ka varfëruar shtresën e mesme dhe ka shpopulluar Shqipërinë.
Prandaj edhe kjo agjenci e krijuar në formatin e shoqërisë anonime është një mbulesë burokratike që në të vërtetë ka për synim të mbulojë ortakërinë e këtij sistemi dhe që zhduk meritokracinë, konkurrencën dhe ekonominë e tregut.
Shqipëria më shumë se kurrë ka etje dhe uri për një ekonomi që ngrihet mbi frymën e konkurrencës, meritokracisë dhe taksimit të drejtë. Shqiptarët janë përditë e më të etur për një politikë që nuk operon si zëdhënësi i oligarkisë apo interesave specialë.
Sot ka nevojë për një politikë që operon si zëri munguar që kërkon shpëtim përmes një qeverie për shumicën e jo për pakicën. Nuk ka nevojë për reforma syfaqësore por ka nevojë për të rikthyer besimin e institucioneve dhe për të ringjallur ekonominë. Ne duhet të bëjmë gjithçka për ta kërkuar atë!