zoom

Bota

Uragani “Idalia”, pema bie në shtëpinë e guvernatorit të Floridas

Një lis 100-vjeçar ka rënë mbi banesën e guvernatorit në Floridës, ndërsa ai paralajmëroi njerëzit të qëndrojnë të sigurt gjatë uraganit Idalia.

Gruaja e Ron DeSantis, Kejsi ka thënë se anëtarët e familjes ishin në shtëpi në atë moment, por askush nuk u lëndua.

“Lutjet tona janë me të gjithë të prekur nga stuhia”, tha ajo.

DeSantis kishte dhënë disa momente më parë një konferencë shtypi ku tha se nuk kishte të vdekur si pasojë e stuhisë, por paralajmëroi njerëzit të qëndronin të sigurt. Ai tha gjithashtu se 250,000 shtëpi janë pa energji elektrike.

Idalia arriti në Florida si një stuhi e rrezikshme e kategorisë 3 dhe më vonë kaloi në Gjeorgji ende si një stuhi. Idalia është tani një stuhi e kategorisë 1, por ka shkaktuar përmbytje me më shumë ujë që pritet në baticë.

DeSantis tha gjatë konferencës për shtyp se nuk ka pasur vdekje si rezultat i stuhisë, por u bëri thirrje njerëzve të qëndrojnë të sigurt.

“Mos e vendosni jetën tuaj në rrezik duke bërë diçka budalla në këtë pikë. Kjo gjë është e fuqishme. Nëse je brenda, thjesht uluni derisa t’ju kalojë.”

Një zyrtar i lartë i Floridës ka thënë se bizneset kanë marrë flakë, çatitë janë shkëputur nga banesat dhe dy qendra 911 kanë dalë përkohësisht jashtë linje gjatë stuhisë.