Aplikacion
Teksa ishin në transmetim live, gazetarja i drejtohet kryekomunarit si Blendi Fevizu, madje e fton që të japë edhe një intervistë të shkurtër.
Por teksa ajo ftoi “Blendi Fevziun”, të gjithë u habitën kur u shfaq Ardian Gjini.
Dy gazetarët nuk e kishin kuptuar ngatërresën e tyre, derisa vetë kryetari i Gjakovës, iu tha se në fakt ishte Ardian Gjini e jo Blendi Fevziu.
“Të ngjashëm jemi veç tek koka, sepse nuk kemi flokë”, tha duke qeshur Ardian Gjini.
Ndërsa Blendi Fevziu ka shpërndarë momentin epik në Instagram dhe e marrë me sportivitet:
“Meqenese po ma nisin shume kete video. Eshte fun po fare normale. E para me Ardian Gjinin edhe une e kisha ngaterru veten. E Ardiani me mua me siguri. E dyta kjo na ka ndodh sa here te gjitheve ne ttansmetim live. Po dy gazetaret u treguan shume fun. Bravo”, shkroi gazetari.
View this post on Instagram