Aplikacion
Në vend të tretë renditen istitucionet financiare, investimet e të cilave në letra me vlerë të borxhit qeveritar arrijnë në 12.5% të totalit. Në vend të katërt për nga pesha në totalin e borxhit të brendshëm renditet Banka e Shqipërisë, së cilës Qeveria i është drejtuar për 8.3% të totalit të huamarrjes së brendëshme. Ndërsa në fund, renditen institucionet jofinanciare, që zënë së bashku 3.8% të borxhit të brendshëm.
Në total, stoku i borxhit të brendshëm në mes të këtij viti rezulton 762,9 miliardë lekë, me rritje prej 30 miliardësh krahasuar me fundin e vitit të shkuar. Për t’u nënvizuar është që qeveria po përjeton situatë të favorshme normash interesi edhe për borxhin e brendshëm, ashtu si edhe në atë të jashtmin. Edhe pse norma bazë e interesit të Bankës së Shqipërisë është në nivele rekord prej 3%, yieldet e bonove të thesarit luhaten shumë pak me lartë se ky prag.
Megjithëse në realitet borxhi publik ka vijuar të rritet përgjatë këtij viti, duke kaluar pragun e 1.4 trilionë lekëve, vlera në raport me Prodhimin e Brendshëm Bruto rezulton 64.7% në qershor, me rënie prej plot 10% krahasuar me vitet 2020-2021.
Huaja shtetërore rezulton në muajin qershor 13.2 miliardë euro, rreth 1.2 miliardë euro më shumë se një vit më parë. Rënia në raport me Prodhimin e Brendshëm Bruto i detyrohet tërësisht rritjes së PBB për shkak të çmimeve dhe kursit të këmbimit. Vlerat e borxhit janë llogaritur në dokument nga Ministria e Finnacave me kursin euro-lek 106 lekë, në një kohë që monedha e përbashkët po lundron këto muaj në ujëra edhe më të cekta. Matur me kursin aktual të këmbimit, borxhi publik është edhe më e i ulët se 64.7% i Prodhimit të Brendshëm Bruto.
None found
U zhduk në mënyrë të mistershme, gjendet pas 5 ditësh trupi i pajetë i babait të 3 fëmijëve