zoom

Bota

VIDEO/ Mali i Zi “përqafon” Inteligjencën Artificiale, i jep lajmet me folëse virtuale

Që nga fundi i korrikut, për çdo ditë të javës, portali Dnevne novine Dan në Podgoricë ka vendosur të transmetojë informacionet e fundit përmes folëseve virtuale, Ana AI dhe Sara AI.

Projekti, i pari i këtij lloji në Mal të Zi, u krye duke përdorur inteligjencën artificiale gjeneruese (AI), një teknologji që mund të prodhojë lloje të ndryshme të përmbajtjes, duke përfshirë tekst, imazhe, audio dhe të dhëna sintetike.

Përdorimi i inteligjencës artificiale në gazetari ngre pyetje të shumta, kryesisht në fushën e përdorimit etik.

Mihailo Backović, një ekspert në inteligjencën artificiale, thotë se AI është një mjet i dobishëm për produktivitet, por i rrezikshëm nëse gjendet në duart e dikujt që synon të prodhojë propagandë në sasi të mëdha.

Gazetarja dhe drejtuesja e televizionit Vijesti, Danijela Lasica thotë se gazetaria pa emocione njerëzore do të ishte e tmerrshme dhe e rrezikshme.

Ajo e konsideron informacionin e komunikuar nga roboti si “gjysmë informacion”.