Aplikacion
Një turmë prej rreth 2,000 vetësh u mblodhën në shesh në pritje të pajisjeve falas të PlayStation 5 nga transmetuesi i famshëm i Twitch, Kai Cenat.
Policia tha se vetë Cenat ishte në mesin e një numri të personave të ndaluar dhe mund të akuzohet për nxitje të trazirave.
Njerëzit u panë duke hedhur fishekzjarre, shishe dhe duke rrëzuar barrikada.
Të rinjtë u mblodhën fillimisht rreth orës 13:00 me orën lokale pasi Cenat postoi në mediat sociale – ku ka më shumë se 10 milionë ndjekës dhe abonentë – se do të shpërndante 300 PlayStations, telekomanda, kompjuterë, mikrofona dhe pajisje të tjerë të lojërave.
Deri në orën 15:00, qindra persona ishin grumbulluar përreth një prej stacioneve më të ngarkuara të trenit të Nju Jorkut.
Ata u ngjitën në makina dhe në çatinë e hyrjes së stacionit të trenit dhe hodhën shishe ndaj oficerëve të policisë
Deri tani 65 persona u arrestuan, mes tyre 30 të mitur ndërsa u plagosën tre policë dhe katër civilë.