zoom

Aktualitet

U vra tek Ura e Dajlanit, arrestohet ish-bashkëjetuesi i 32-vjeçares! E shfrytëzoi për prostitucion

Policia ka vendosur në pranga Eridon Patlli, ish-bashkëjetuesin e Luljeta Prezës i cili dyshohet se e shfrytëzonte për prostitucion gjatë kohës që ishin bashkë.

Ishte dëshmia e 15-vjeçares, e cila ishte e pranishme kur u vra 32-vjeçarja nga Aldo Brahimi dhe Ylli Grabovari, që e çoi pas hekurave.

Sipas të miturës, 24-vjeçari e shfrytëzonte Luljeta Prezën për prostitucion kur bashkëjetonin.

Durrës

Në vijim të hetimeve të thelluara të kryera nga strukturat hetimore të Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës, në bashkëpunim me Prokurorinë e Durrësit, për dokumentimin e plotë ligjor të përgjegjësisë penale të secilit prej shtetasve të proceduar penalisht për vrasjen e shtetases L. P., 32 vjeçe, trupi i së cilës u gjet poshtë urës së Dajlanit, më datë 02.08.2023, rreth orës 10:35, ju bëjmë me dije se:

Specialistët për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve të DVP Durrës arrestuan në flagrancë shtetasin E. P., 24 vjeç, banues në Durrës, pasi më datë 02.08.2023, ka kallëzuar shtetasja 15 vjeçe, e proceduar në gjendje të lirë, për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”, ditën e djeshme, në kuadër të operacionit policor të koduar “Deluzion”, se gjatë kohës që ka bashkëjetuar me shtetasin E. P., ky i fundit e ka shfrytëzuar për prostitucion.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.