zoom

Ekonomi

Marrëveshja e re/ Tenderat mund të klasifikohen edhe “sekrete shtetërore”, ndonëse me fonde publike

Tenderat në Shqipëri do të klasifikohen edhe si sekrete shtetëror, lidhur me rëndësinë dhe llojin e informacionit që përmbajnë.

Sipas një marrëveshje të sapo nënshkruar midis Agjencisë së Prokurimit Publik (APP) dhe Autoritetit Kombëtar për Sigurinë e Informacionit të Klasifikuar (AKSIK), bëhet fjalë për institucionet që kanë në fokus mbrojtjen dhe sigurinë, të cilat shoqërohen me të dhëna të klasifikuara, që nuk duhet të publikohen.

“Kjo marrëveshje ka si qëllim bashkëpunimin në funksion të ndërgjegjësimit të autoriteteve kontraktore në mirëzbatimin e legjislacionit të prokurimeve në fushën e mbrojtjes dhe të sigurisë, si dhe për mirëzbatimin e rregullave, procedurave dhe kërkesave për mbrojtjen e informacionit të klasifikuar dhe kryerjes së këtyre procedurave” thuhet në njoftimin e APP sa i takon marrëveshjes së lidhur me dy institucionet.

Informacionet që klasifikohen si ‘sekrete shtetërore’ janë të fshehura për publikun për një afat të konsiderueshëm, sipas rëndësisë së tyre..