zoom

Sport

Tirana drejt misionit të pamundur në Stamboll, Shehi: Dihet kush është Besiktas

Tirana luan me Besiktas për llogari të turit të dytë kualifikues në Conference League.

Ndeshja e parë luhet në Stamboll të enjte më 20:00, teksa një javë më pas bardheblutë presin turqit në Tiranë.

Në prag të një dueli kaq të fortë, trajneri Orges Shehi ka thënë se jo gjithmonë fiton më i forti dhe se grupi që ka në dispozicion është i plotë.

Forma dhe pritshmërit – “Gjendja e skuadrës është e plotë, sigurisht që ka optimizëm sepse kemi kaluar një transfertë të vështirë, por akoma më e vështirë është kjo që na pret tani së shpejti. Është e vërtetuar që nuk fiton gjithmonë më i forti. E dimë që do të luajmë përballë një skuadre të fortë, e dimë që shanset i kanë më shumë ata, por sigurisht në futboll çdo skuadër luan shanset e veta”.

Cilësitë e kundërshtarit – “Besiktasi tani nuk ka luajtur ndeshje zyrtare, ka luajtur vetëm dy miqësore që ne me aq mundësi sa kemi, i kemi ndjekur. Mendoj se Besiktasi ka shumë më shumë kualitet se Batumi, por mund të ketë dinamikë tjetër në rrjedhën logjike të lojës”, tha Shehi.

Kujtojmë se në rrethin e parë eliminator, Tirana kaloi Dinamo Batumin e Gjeorgjisë. /zoom.al/