Aplikacion
Teksa listonin efektet negative të rënies së euros në ekonominë shqiptare, eksportuesit folën ashpër edhe për institucionet drejtuese.
Alban Zusi, nga Shoqata e Eksporteve tha se kjo situatë ka vërtetuar se këshilltarët e ekonomistët e institucioneve nuk kanë dije të plotë për pasojat ekonomike dhe sociale të kësaj ‘katastrofe’. Ai kritikoi dhe Bankën e Shqipërisë për mungesën e transparencës.
“Gjatë kësaj periudhe bizneset, sidomos ato eksportuese kanë ndjekur rrugën institucionale për të adresuar rreziqet me aktorët institucionalë për zgjidhjet. Por është fakt që nuk ka pasur një progres, ndërsa regresi I kompanive eksportuese deri në faliment është realitet që përkeqësohet përditë. Këto stafe që këshillojnë ekonominë është fakt që efektivisht po e çkëshillojnë atë, për shkak të mos njohjes së ekonomisë reale, por edhe papërgjegjshmërisë që ato kanë. Banka e Shqipërisë jo vetëm që nuk ka treguar ndonjë rol për të stabilizuar tregun e këmbimit valutor por ka refuzuar për të bërë transparencë për përmbushjen e detyrave ligjore që ka lidhur me ecurinë e këmbimit valutor për të shpjeguar me statistika e të dhëna të kuptueshme se çfarë ka ndodhur që po mbiçmohet monedha vendase në Shqipëri ndryshe nga kudo në Europë, çfarë projeksioni dhe perspektivë ka kjo çështje. Nuk ka asnjë shpjegim zyrtar nga banka e Shqipërisë”, u shpreh Zusi për mediat.
Ai shtoi se eksportuesve u është garantuar falimentimi dhe se mosndërhyrja do të sjellë pasoja afatgjata në buxhetin e shtetit dhe ekonominë e vendit.
Pjesë e takimit, përfaqësuesi i shoqatës së fasonerive, Edvin Prençi tha se humbja në këtë sektor vetëm nga kursi i këmbimit është 9 mln euro.
Përfaqësuesit e shoqatës së bimëve mjekësore folën për humbje që shkojnë deri në 20 mln dollarë/euro në muaj. Ata përmendën se para zgjedhjeve ministria e Financave dhe BSH garantuan negociata e tani nuk reagojnë më.
Monedha europiane ka më shumë se 6 muaj që po zhvlerësohet fort kundrejt lekut duke arritur në pikën minimale historike. Lidhur drejtëpërdrejtë dhe me monedhat e tjera të huaja, ato janë zhvlerësuar njësoj ndaj monedhës shqiptare. Qeveria dhe Banka e Shqipërisë janë përgjigjur me ‘turizmi, eksportet dhe investimet e huaja’ sa herë që janë pyetur për arsyen e këtij zhvlerësimi. Po ashtu kanë mohuar kategorikisht ndërhyrjen në një treg të lirë siç është ai i kursit të këmbimit.
None found
Mbi 10 milionë $ kriptovaluta, SPAK sekuestron pasuritë e grupit kriminal të vëllezërve Çopja