zoom

Slider

Goglat përkëdhelin Partizanin për turin e tretë, me fat edhe Tirana nëse kalon Besiktas

Pak minuta më parë është hedhur shorti i Conference League sa i përket turit të tretë.

Partizani dhe Tiranë kanë njohur rivalët e tyre, nëse do të kalojnë me sukses kundërshtarët e turit të dytë.

Partizani e ka punën mjaft të lehtë pasi do të përballet me Athletic D’Escaldes, por të njëjtin fat nuk e ka Tirana.

Bardheblutë do të ndeshen me Beshiktashin dhe në letër, kalimi i turit duket mision i pamundur.

Megjithatë futbolli nuk është shkencë ekzakte dhe surprizat kanë ndodhur në jo pak raste.

Fillimisht ishte Partizani që njohu rivalin në turin e tretë të Conference League.

Fati i madh për të kuqtë që në turin e tretë e pret fituesi i çiftit Tre Penne-Valmeira.

Një tjetër rival shumë i kalueshëm në letër me të kuqtë që do të ishin vetëm një hap larg grupeve të Conference League, faza e Play Off e ndalon.

Nga krahu tjetër edhe Tirana ka njohur rivalin e turit të tretë.

Nëse bardheblutë do të bëjnë surprizën me Beshiktash, do të ndeshet me fituesin e Zelejeznicar-Neftci.

Me shumë gjasa do të jetë ekipi i Azerbajxhanit që mund të kalojë atë të Bosnje-Hercegovinës. /zoom.al/