Aplikacion
Atletja triumfoi në disiplinën e 3000m me pengesa me kohën 9.21.53 në Kampionatin Ballkanik të Atletikës, duke u kualifikuar në Lojërat Olimpike Paris 2024.
Kështu Luiza bëhet sportistja e parë shqiptare që ka marrë biletën kualifikuese për Paris 2024.
Shqipëria përfaqësohet në këtë Kampionat me 9 atletë (5 djem – 4 vajza).
Kampionati zhvillohet në Krajlevo të Serbisë nga datat 22-23 Korrik, dhe do të marrin pjesë gjithsej 20 shtete.
Sot mbasdite do të mbahet gara e 3000 metrave dhe nesër ajo e 5000 metrave. /zoom.al/
Perëndimi ngre alarmin/ Rusia do të vendosë lëndë shpërthyese në avionët e pasagjerëve