zoom

Aktualitet

EMRI/ Makina doli nga rruga në Tiranë! Pas pasagjerit, humb jetën edhe shoferi 33-vjeçar

Një aksident tragjik ka ndodhur mbrëmjen e kaluar në fshatin Fortuzaj në Tiranë, ku një makinë doli nga rruga.

Si pasojë e aksidentit, fillimisht ka ndërruar jetë pasagjeri, por mëngjesin e sotëm edhe drejtuesi i automjetit Denis Cali ka ndërruar jetë.

Fillimisht policia raportoi për një person të vdekur dhe nje tjeter te plagosur.

Per fat te keq personi i plagosur nuk mundi ti mbijetonte plageve.

“Në vijim të aksidentit të ndodhur në fshatin Fortuzaj, ku një automjet ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga, ju informojmë se të dy shtetasit që ndodheshin në automjet, B. Gj., 26 vjeç, dhe D. Ç., 33 vjeç, kanë ndërruar jetë”, sqaroi policia.