Aplikacion
“Pasi u kryen monovrimet operative për selektimin e pjesës së dëmtuar nga ana e OST, u bë e mundur rikthimi i energjisë pas rreth 20 minutash, tek të gjitha n/stacionet, veç atij të Selitës që furnizon zonën jugperëndimore të Tiranës” informon zyra e shtypit e OSHEE-së.
Aktualisht, Nënstacioni Selitë ka marë pjesërisht energji elektrike dhe po punohet për fidrat e mbetur ende të stakuar.
Zonat pa energji elektrike:
Selita, Kodra Diellit, zona pranë Fabrikës së Miellit në drejtim të Unazës së Re, Rr Kongresi i Lushnjes, Rr.Ndre Mjeda, Rr.Frosina Plaku, Rr.Ylbere Bylykbashi, Rr.Frederik Shiroka, Komuna e Parisit, Osman Myderizi, Grigor Heba, Margarita Tutulani, Dora Distria dhe pranë shkollës Kristal.