zoom

Slider

Tirana shpërthen në Batumi, mposht 2-1 Dinamon dhe kualifikohet në turin e dytë

Tirana mposhti 2-1 Dinamon e Batumit dhe kualifikohet në turin e dytë të Conference League, ku do të sfidojë Besiktas.

45 minutat e para në stadiumin “Adjarabet Arena” mes Dinamo Batumit dhe Tiranës janë mbyllur me bardheblutë në avantazh.

Lushkja ishte protagonist duke shënuar një gol mjaft të bukur pas një aksioni fluid.Ndeshja nisi me Tiranën që luan topin e parë duke luajtur në sulm, por pa rezultat.

Rastin e parë të rrezikshëm e regjistroi Dinamo në minutën e 13, por Najdovski me kokë largoi kërcënimin.

Në minutën e 26, Regi Lushkja, heshti stadiumin e Batumit duke shënuar pas një aksioni mjaft të bukur pas asisit të Abazajt.

Një minutën më vonë Dinamo, iu afrua barazimit, por topi shkoi ngjitur me shtyllën. Pavarësisht disa aksioneve të rrezikshme kjo pjesë u mbyll 0-1 për Tiranën.

Pjesa e dytë nisi me Dinamon e Batumit që kërcënon, duke iu afruar dy herë golit, por fati ishte me Tiranën, pasi shtyllat shpëtuan Selmanin dhe bardheblutë.

Dinamo e Batumit bën lojën, por golin e shënoi Tirana në minutën e 79 me mesfushorin Ardit Deliu, që tundi rrjetën dhe vulosi kualifikimin e bardhebluve në turin e dytë të Conference League, ku i pret Besiktas.

Goli i Kapanadze në minutën e 90, ishte thjesht për statistikë, pasi Tirana avnacon më tej /zoom.al/