zoom

Slider

Lushkja hesht stadiumin e Batumit, Tirana e mbylli pjesën e parë në avantazh kundër Dinamos

45 minutat e para në stadiumin “Adjarabet Arena” mes Dinamo Batumit dhe Tiranës janë mbyllur me bardheblutë në avantazh.

Lushkja ishte protagonist duke shënuar një gol mjaft të bukur pas një aksioni fluid.

Ndeshja nisi me Tiranën që luan topin e parë duke luajtur në sulm, por pa rezultat.

Rastin e parë të rrezikshëm e regjistroi Dinamo në minutën e 13, por Najdovski me kokë largoi kërcënimin.

Në minutën e 26, Regi Lushkja, heshti stadiumin e Batumit duke shënuar pas një aksioni mjaft të bukur pas asisit të mesfushorit Hila.

Një minutën më vonë Dinamo, iu afrua barazimit, por topi shkoi ngjitur me shtyllën. Pavarësisht disa aksioneve të rrezikshme kjo pjesë u mbyll 0-1 për Tiranën. /zoom.al/