zoom

Slider

Fotogaleri nga Batumi, Shehi bën dy ndryshime në formacion

Duke filluar nga ora 19:00, Tirana do të sfidojë Dinamon e Batumit për llogari të Conference League. Pas barazimit 1-1 në Tiranë, të dyja ekipet do të futen në fushë me qëllimin për ta fituar ndeshjen.

Trajneri Orges Shehi ka bërë dy ndryshime nga ndeshja e parë, mbrojtësi Mici dhe mesfushori Delia do të ulen në stol, në vend të tyre do të luajnë Përgjoni dhe Lushkja, autori i golit të parë.

Selmani
Doka, Najdovski, Hoxhallari, Përgjoni
Lushkja, Hila, Jonuzi
Hasani, Abazaj, Latifi

Pas barazimit 1-1 në ndeshjen e parë, Tirana do të kërkojë që të sigurojë një fitore në transfertë për tu kualifikuar. /zoom.al/