zoom

Bota

Greqia vijon luftën me flakët, në ndihmë të zjarrfikësve edhe banorët

Zjarrfikës, vullnetarë dhe banorë po luftojnë për të katërtën ditë rradhazi me flakët në Greqinë Jugore. Vatrat mbeten ende aktive në Megara, Lutraki, Lakonia dhe nw ishullin e Rodos.

Situata më problematike mbetet në Rodos pasi aty vijojnë të digjen pyje në zona të thella, çka e vështirëson ndërhyrjen nga toka.

Në frontet e Atikës Perëndimore mëngjesin e së enjtes gjendja duket shumë më e mirë krahasuar me ditët e mëparshme, ndërsa në Mandra dhe Dervenochoria po punohet me mjete ajrore për të shuar flakët.

Autoritetet kanë bërë me dije se një 30-vjeçar është arrestuar pasi ka rrëfyer se ka vendosur qëllimisht tre zjarre, dy ditët e fundit dhe një vitin e kaluar.

Ndërkohë Greqia po ndihmohet me avionë zjarrfikës nga Izraeli e po ashtu edhe me ekipe të posaçme Sllovakia dhe Polonia.